Një automjet tip “Ford fokus”, me targa AA 583 OC, ka shkaktuar një aksident në aksin rrugor Elbasan -Tuneli i Kërrabës-Tiranë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dyshohet që automjeti ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë është përplasur me bordurën mbrojtëse të rrugës, duke u rrokullisur.

Policia është njoftuar nga drejtuesit e automjeteve që kanë parë aksidentin. Paraprakisht nuk ka të dhëna për pasojat e drejtuesit dhe pasagjerëve që mund të kenë qenë në këtë automjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb