Një aksident është regjistruar në zonën e Bathores. Policia njofton se mjeti me drejtuese shtetasen I. M., ka përplasur me makinë një 5-vjeçare, e cila aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr. 5, për veprime të mëtejshme. Ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit;

Tiranë/Informacion paraprak.

Në Bathore, mjeti me drejtuese shtetasen I. M., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E. T., 5 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.5, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb