Aksident në Berat,në kthesën e fshatit Duhanas. I riu “pilot” përplas mjetin ku udhëtonte familja me fëmijë dhe e rrotullon disa herë në rrugë. Gratë dhe vajza e vogël dalin të tmerruara nga mjeti.

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në segmentin Spital-Uznovë në Berat,në kthesën e fshatit Duhanas. Një mjet tip Benz,me targa BR 2766 B, duke dalë me shpejtësi nga rruga e fshatit Duhanas ka goditur mjetin A Clas me targa AA 628 UJ, ku udhëtonte një nënë me një  fëmijë të vogël.

Mjeti që drejtohej nga gruaja është rrotulluar në rrugë pas përplasjes dhe ka përfunduar në krah të kundërt të drejtimit të lëvizjes. Pas përplasjes, gruaja vajza e saj e vogël dhe një e afërme kanë dalë nga makina të tmerruara, ndërkohë që fëmija nuk ka pushuar së qari deri në mbërritjen e policisë në vendngjarje.

Si pasojë e aksidentit ka pasur dëmtime të mëdha materiale në të dyja mjetet, por fatmirësisht asnjë të lënduar. Ekspertët e policisë rrugore janë duke kryer veprimet në vendngjarje, për të ndërtuar dinamikën e aksidentit dhe zbardhur shkaqet e tij. Paraprakisht mendohet se, shkak për aksidentin është bërë i riu 24-vjeçar që duke ecur me shpejtësi përplasin makinën ku po udhëronte gruaja, që ishte në krahun e saj të lëvizjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: