BERAT- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Berat, nga i cili ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë. Ngjarja sipas burimeve zyrtare ndodhi në fshatin Gjeroven rreth orës 15:30 ku një djalë 8 vjeç është përplasur nga një automjet.
I mituri është dërguar me urgjencë në Tiranë, për mjekim më të specializuar, ndërkohë që gjendja e tij është e rëndë. Nuk dihen rrethanat e aksidentit, por policia e Beratit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë.
(m.k/BalkanWeb)