Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit, në fshatin Otllak. Një 31-vjeçare,në përpjekje për të hyrë në rrugicën e lagjes së saj në fshatin Otllak i ka prerë rrugën një automjeti që ishte duke udhëtuar në rrugën e tij, në drejtim të qytetit të Beratit.

Përplasja mes dy mjeteve ka qenë shumë e fortë, ku si pasojë mjeti tip Hunday është shkatërruar tërësisht në pjesën e përparme dhe ka dalë jashtë rruge, ndërkohë që automjeti tip Benz që drejtohej nga Eliberta Themeli është goditur në pjesën anësore dhe është fikur në mes të rrugës.

Nëna e 31-vjeçares,që ka parë skenën e përplasjes së vajzës nga banesa ka rendur me shpejtësi drejt vajzës por, për shkak se vuante nga zemra i ka rënë menjëherë të fikët në rrugë. Ajo është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të qytetit të Beratit së bashku me vajzën e plagosur lehtë, ndërkohë që drejtuesi i mjetit tip Hunday nuk është dëmtuar.

Sipas mjekeve, gjendja shëndetësore e nënës dhe vajzës është e mirë. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca të shumta të policisë rrugore, të cilat pas ekspertimit të vendngjarjes kanë dalë në përfundimin paraprak se, shkak për këtë aksident është bërë shoferja femër që  drejtonte automjetin tip Benz.

Aksidenti ka ndodhur në të njëjtin vend, ku dy javë më parë u përplas një autoambulancë me një trajler dhe gjeti vdekjen pacientja 82-vjeçe që po transportohej me ambulancë në spital.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: