TIRANA

Një aksident ka ndodhur në bulevardin ‘’Bajram Curri’’ në Tiranë teksa një automjet ka përplasur këmbësorin e moshuar.

Saktësisht, në orën 10:50 mjeti me drejtues I.D, ka përplasur 65-vjeçarin P.N.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Më datë 02.10.2020, rreth orës 10:50, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues I.D., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P.N., 65 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i tij ndodhet në vëndngjarje.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb