KORCË

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në bulevardin “Republika” në Korcë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se një makinë ka përplasur një këmbësor e për pasojë ka mbetur i plagosur ky i fundit.

Burimet spitalore bëjnë me dije se këmbësori po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia është në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.

I aksidentuari është shtetasi Y.Xh rreth 60 vjec, ndërsa drejtuesi i mjetit është shtetasi H.D.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb