FIER

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Bypassin e Fierit ku një person është plagosur.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën në zonën e quajtur ‘Dermena’.

Aksidenti ka ndodhur në Bypassin e sapo inaguruar të Fierit, i cili u hap për qarkullimin e automjeteve disa ditë më parë dhe ku shpejtësia e lejuar është deri në 120 km/h.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb