Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Cërrik, në afërsi të fshatit Banjë.

Policia njofton, se 29-vjeçari B. B., nga Gostima e Cërrikut, ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Smart” në gjendje të dehur, e për pasojë ka humbur kontrollin dhe është plagosur.

Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Cërrik/ Informacion paraprak

Më datë 26.09.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Grmash-Cërrik, në fshatin Banjë, shtetasi B.B., 29 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb