Një automjet që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi në segmentin rrugor Cërrik-Gjyralë ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka dalë jashtë rruge.

Më pas autovetura është përplasur me murin e avllisë dhe portën hyrëse të shtëpisë së familjes së shtetasit Bujar Kanaçi.

Automjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme, ndërsa drejtuesi fatmirësisht vetëm dëmtime të lehta. Ndërkohë policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit dhe drejtuesit të automjetit i ka kryer testin e alkoolit.

Sipas burimeve zyrtare në aksidentin e ndodhur në fshatin Gjyralë mbetën të dëmtuar, drejtuesi i automjetit, Pëllumb Firaku 44 vjeç dhe pasagjeri e bija Naze  Firaku, 13 vjeçe.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: