Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugorë Cerrik–Belsh, ku një makinë ka përplasur një të moshuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:40, në lagjen Nr.3 në Cërrik.

Burime zyrtare bënë me dije se mjeti tip “Wolswagen” me drejtues shtetasin me inicialet A. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin me inicialet R. K., rreth 85 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: