TIRANË

Një aksident është regjistruar në afërsi të Dajtit.

“BalkanWeb” ka siguruar një foto nga aksidenti në fjalë, ku shihet një makinë e rënë nga lartësia.

Nga raportimet e deritanishme thuhet se kanë mbetur të plagosur shtetasit, A. Ll., 33 vjeç dhe J. J., 22 vjeçe. Në foton e publikuar, shihet se përreth makinës, që dukshëm është dëmtuar, qëndrojnë qytetarë të rastit, që kanë dhënë ndihmën e parë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 29.08.2021, rreth orës 17:10, afër hyrjes së Parkut të Dajtit, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb