Aksident në dalje të qytetit të Gramshit, një person i plagosur. Gazetari Shkëlzen Henkoja raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur varrezat e qytetit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua.

Paraprakisht raportohet për një person të plagosur, teksa nuk dihet se sa persona kanë qenë brenda mjetit. Mësohet se i plagosur ka mbetur 66-vjeçari Ramazan Ballolli, drejtues i mjetit. I plagosuri është transportuar në spital, ku sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb