TIRANE – Një 33-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në dalje të Kamzës, pasi u përplas nga një automjet.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është shtetasi S.H, 33-vjeç, i cili është goditur nga një makinë, teksa ishte duke punuar në pjesën e pasme të kamionit të tij.

Sipas policisë, automjeti tip “Opel” me targa të huaja është larguar nga vendi i ngjarjes. Ekspertë të policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Ndërkohë në Durrës, tre nxënës janë lënduar pasi u përplasën nga një makinë. Nxënësit K.Gj, D.B dhe S.SH, të gjithë 17 vje,ç u aksidentuan nga automjeti tip “BMW” DR 1228 E, teksa ishin duke shkuar në shkollë. Fatmirësisht të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: