LEZHË

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të Lezhës. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se një mjet “Range Rover” është përplasur me një automjet tip “Peugot”.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona, dy vajza pasagjere të mjetit “Peugot”. Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të rrugës së Shengjinit mjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin K.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen E.Gj. dhe pasagjere D.Gj., ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit shtetasi K.S.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: