TIRANË- Një i moshuar ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga treni i linjës Fier-Elbasan në dalje të Rrogozhinës.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 8:30 ku treni ka aksidentuar 81-vjeçarin me iniciale P.V. i cili po kalonte shinat e trenit por nuk e ka dëgjuar zhurmën mbi trase.
Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i trenit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale.
(m.k/BalkanWeb)