Një aksident është regjistruar këtë të martë në Dhërmi. Sipas policisë një betoniere ka goditur nga pas një kamion të parkuar, e si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i betonieres.
Njoftimi i policisë:
Dhërmi/Informacion paraprak
Më datë 17.05.2022, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, Himarë, një betoniere me drejtues shtetasin N.A., 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i betonieres, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
