LUSHNJË

Një 56-vjeçar ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e sotme në Divjakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, ku shtetasi E. C., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin Asim Gubere, 56 vjeç, i cili po udhëtonte me një motomjet, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” pas aksidentit është larguar nga vendngjarja por shërbimet e Policisë bënë identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: