TIRANA

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën ”Don Bosco” të Tiranës ku një automjet ka përplasur një 17- vjeçar me biçikletë.

A.M, i cili në këtë rast ishte i aksidentuari është dërguar në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.05.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Don Bosco”, një mjet me drejtues shtetasin H.M., ka aksidentuar biçiklistin A.M., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb