DURRËS

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku ka mbetur i plagosur një 60-vjeçar. Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ndodhi në orën 10:10, në rrugën “Martin Camaj” ku shtetësja G. C., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklisitin shtetasin R. M., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb