DURRËS- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku ka mbetur i vdekur një person. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 17:45, në lagjen Nr. 17 një mjet me targa AA 787 RZ me drejtues shtetasin D.K. ka aksidentuar një shtetas, i paidentifikuar, udhëtonte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

durres makina perplas personin me biciklete 1

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshëm procedurale.

durres makina perplas personin me biciklete 2

Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e shtetasit të mësipërm dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

durres makina perplas personin me biciklete 3

durres makina perplas personin me biciklete 5

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb