DURRËS

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia në Durrës pasi u kapën duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Një 25- vjeçar i dehur me ”Audi” dhe një 24- vjeçar i cili u përplas me motor me një mjet tip ”Iveko” u arrestua pasi nuk kishte as leje drejtimi dhe dokumentacion përkatës.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të pa rregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

E.M., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin “Audi” në gjëndje të dehur.

A.D., 24 vjeç, banues në Durrës, i cili duke drejtuar motorrin tip “Honday” pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës, është përplasur me mjetin tip “Iveko”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb