Një aksident është regjistruar ditën e sotme në lagjen nr.13 në Durrës.

Shtetasi A. Ll ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë drejtuesi i automjetit është plagosur dhe është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në lagjen nr. 13 Durrës, sipër urës së Dajlanit, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll. ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: