Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në orën 22:00, në lagjen nr. 1, në qytetin e Durrësit. Një 23 vjeçar me inicialet S.L., duke drejtuar mjetin tip ‘Smart’, është përplasur me një motor tip ‘Hunda’, me drejtues shtetasin D.K.

Nga përplasja është dëmtuar S.L., 23-vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i motorit D.K., është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Njoftimi i plotë

Më datë 22.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.1, Durrës, shtetasi S. L., 23 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, është përplasur me motorrrin tip “Hunda”, me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi S. L., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtjeshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb