ELBASAN

Një aksident ka ndodhur në Elbasan-Bradashesh mesditën e sotme. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën për shkak të shpejtësisë së lartë.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, një me gjymtyrë të thyera dhe një tjetër 15-vjeçare. Shërbimi zjarrfikës preu derën e një prej automjeteve për të nxjerrë të plagosurin.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Fatmir Popja dallohet se aksi Elbasan-Bradashesh është bllokuar plotësisht. Dy autoambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes teksa dallohet se një prej automjeteve ka mbetur në mes të rrugës, kurse tjetri ka përfunduar anës saj.

Po ashtu edhe një makinë e tretë ‘Toyota’ është përfshirë në aksident, pas përplasjes së ‘Benz-it’ me ‘Audi-n’.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.K., 62 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Toyota ” me drejtues shtetasin Sh.B., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin J.Sh., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe një fëmijë i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Audi”, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb