ELBASAN

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orë 07:15 në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd.

Burime nga vendngjarja raportuan se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Nënkalimi i Urës së Trenit” në Xibrakë.

Në aksident është përfshirë një fuoristradë e cila ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i saj dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të lëvizjes pasi ka tentuar të shmangë një gropë të madhe të krijuar në trasenë e rrugës. Për pasojë drejtuesi i automjetit ka mbetur i lënduar, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: