ELBASAN

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Gjinar ku një kamion është përmbysur duke bllokuar rrugë.

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanËeb se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Mlizë dhe kamioni fillimisht ka humbur kontrollin.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar teksa përmbysja e mjetit të rëndë ka bllokuar qarkullimin.

Gjatë fundjavës kjo rrugë është mjaft e frekuentuar dhe Policia po punon për ta hapur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb