ELBASAN

Një aksident është regjistruar gjatë pasdites së kësaj fundjave në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd.

Burime zyrtare për gazetarin Fatmir Popja bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë në Njësinë Administrative Labinot Fushë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në ndihmë të drejtuesit të automjetit të tonazhit të rëndë ka shkuar menjëherë Policia dhe autoambulanca. Ndërkohë është kërkuar ndërhyrja e shërbimit të zjarrfikëses për ta nxjerrë drejtuesin nga kamioni në anë të rrugës. Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga të kamionit ka qenë  humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit për shkak të motit të keq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb