ELBASAN

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari”, ndërsa një makinë  tip “Mitsubishi”  me targa EL1631B ka përplasur për vdekje këmbësorin me inicialet Sh K., rreth 55 vjeç.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.

Informacion paraprak nga policia:

Në lagjen “Vullnetari”, Elbasan,  shtetasi E.B., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi”  me targa EL 1631 B, ka aksidentuar  me pasojë vdekje këmbësorin, shtetasin Sh K., rreth 55 vjeç, banues në lagjen Vullnetari Elbasan.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: