Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në fshatin Labinot Mal të Elbasanit, me pasojë plagosjen e një fëmije.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se i mituri është përplasur me motor. Ai është nisur me urgjencë për në spitalin kirurgjik, ndërsa policia është njoftuar dhe po shkon drejt vendit të ngjarjes.

I aksidentuari është i moshës 11 vjeç dhe gjendja e tij, sipas burimeve nga vendngjarja, nuk është e rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb