ELBASAN

Një aksident ka ndodhur në Elbasan mes dy autoveturave dhe një motori, teksa drejtuesi i këtij të fundit është plagosur rëndë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në afërsi të vendit të quajtuar ‘’Nënkalimi’’ ku motorist pas përplasjes ka përfunduar poshtë një automjeti. Ai ka pësuar fraktura të rënda dhe është dërguar rëndë në spial.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Mengël, Elbasan, mjeti tip “Bmv”, me drejtues shtetasin G.Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Mengël, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., 31 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan dhe me motoçikletën me drejtues shtetasin K.Rr., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtues i motoçikletës shtetasi K.Rr., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb