Një aksident është regjistruar sot në Ersekë, ku për pasojë një këmbësore ka mbetur e plagosur.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. D., ka aksidentuar shtetasen me inicialet N. A., rreth 64 vjeçe, e cila u transportua në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: