Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Qinam.

Burime nga vendgjarja bëjnë të ditur se një mjet ka shmangur një përplasje të mundshme duke përfunduar përmbys në rrugë, ndërkohë që kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona. Policia e Korçës është nisur drejt vendngjarjes.

Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për “BalkanWeb” edhe pamjet e para pak pas aksidentit, ku duken pasagjerët në cep të rrugës, teksa mundohen të kalojnë tronditjen me pak ujë.

Kolonjë/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:05, në fshatin Mollas, shtetasi L. L., rreth 42 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar një mjet tip triçikël, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar bashkëshortja e drejtuesit, shtetasja S. L., rreth 39 vjeçe dhe B. K., 63 vjeç, banues në Korçë, pasagjerë në mjet.

Me drejtuesin e mjetit, shtetasin L. L., do të kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: