FIER

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në f shatin Daullas të Fierit.

Audi me drejtues një 19- vjeçar me inicialet K.E, duke qarkulluar ka përplasur këmbësorin T.Gj, 46 vjeç.

Shoferi është shoqëruar menjëherë teksa këmbësori i plagosur është dërguar në spital ku po mjekohet.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:15, në fshatin Daullas, shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

46-vjecari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: