FIER – Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, në dalje të qytetit.

Dy automjete, një Opel dhe një Toyota Yaris janë përplasur në një prej kthesave.

Për fat të mirë nuk ka patur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Për disa minuta trafiku është bllokuar në një krah.

Ndërkohë, me ardhjen e policisë u stabilizua qarkullimi rrugor duke mundësuar lëvizjen normale të makinave.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb