Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën këmbësori, 52-vjeçari Bilbil Zaimi.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se drejtuesi i mjetit tip “Benz” është 36-vjçari Ervis koçi.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 22:00, në fshatin Metaj, Fier, shtetasi E. K., 36 vjeç, banues në Metaj, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin B. Z., 52 vjeç, banues në Metaj, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb