Një aksident automobilistik është shënuar disa çaste më parë në qytetin e Fierit. “BalkanWeb”, sjell pamje nga vendi ngjarjes, ku shihen dy makina të përplasura dhe me dëme të konsiderueshme materiale.

Në aksident sipas pamjeve, janë përfshirë dy automjete, një “Benz”, e një tjetër “Golf”, ndërsa nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e përplasjes.

Raportohet se nga përplasja e lënduar ka mbetur një grua, por fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje, për të shmangur avarit në rrugë, por edhe për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit. Për më shumë ju ftojmë të ndiqen pamjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: