Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Mbrostar ku shtetasi E. S duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një motor dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori është shoqëruar në komisariat dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth 20:15, në vendin e quajtur “Mbrostar Ura” shtetasi E. S duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një motomjet dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar shtetasi E. S në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb