Një aksident është shënuar në aksin Fier-Levan në afërsi të zonës së njohur si “Liqeni”.

Gazetari Ervis Kuçi, raporton për “BalkanWeb” se dy automjete, një “Ford” dhe një “BMW X5”, janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal i Fierit, për të marrë ndihmën e nevojshme, ndërkohë që Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po tenton të ndërtojë dinamikën e plotë të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb