FIER

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:00 në Fier. Një automjet tip “Ford” fokus ka rënë në kanal në kthesën e Portëzës në aksin Fier-Patos.

Drejtuesi i makinës me targa AA 726 EG Adriano Saliaj, 25 vjeç mësohet se ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në kanalin anës rrugës.

Aksidnet Ne Fier
Aksidnet Ne Fier

Gazetari Ervis Kuci raportoi për “BalkanWeb” se ai është transportuar në spital ku sipas mjekëve se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Pamjet tregojnë që për shkak të përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit mund të ketë dalë nga dritarja e pasme e makinës. Nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia apo ndonjë arsye tjetër që ka çuar në humbjen e kontrollit të mjetit nga 25-vjeçari.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb