Një punonjës policie ka mbetur i plagosur sot në Fier. Ngjarja ndodhi rreth 11:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin me inicialet R. S. është përplasur me motomjetin e policisë, me drejtues shtetasin K. P. (punonjës i policisë rrugore të DVP Fier).

Për pasojë është dëmtuar shtetasi K. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: