Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Fier-Seman. Mësohet se shtetasi I.T., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një tjetër automjet me drejtues shtetasin F.K.

Për pasojë të dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur dhe ndodhet në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.

Fier/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:30, në aksin rrugor Fier-Seman, shtetasi I. T., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. K.

Për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: