Tre automjete janë përplasur mesditën e sotme me njëra-tjetrën në rrugën nacionale Fier Vlorë konkretisht në zonën e Zhupanit.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar rëndë, por drejtuesit e mjeteve kanë shkuar për të bërë kontrollet mjekësore në Spitalin rajonal të Fierit. Nga aksidenti janë dëmtuar tre automjete dy “Toyota” dhe një “Opel”.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve në këtë aks rrugor u krijua trafik në të dy senset e saj. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Ky është një aks me fluks automjetesh, pasi lidh Fierin me Levanin e më pas me të gjithë jugun e vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: