Një aksident është regjistruar në Fushë-Krujë, ku një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në Bubq. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin me inicialet A. S., është përplasur me një çiklomotorr me drejtues shtetasin B. M., rreth 55 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb