DURRËS

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Golem- Plepa.

Gazetari Kelment Baçi raporton për “Balkanweb” se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë shkëmbit të Kavajës ku për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i njërës prej tyre.

I plagosuri është nisur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në orën 19:00, pasi mjeti tip BMW me targa EW 346 TP është përplasur mjetin tip Benz me targa AA 164 SI.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe ato ttë cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb