Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të qytetit të Gramshit në një kryqëzim ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Raportohet se një makinë tip” Audi” është përplasur me një fuoristradë, duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa  drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë.

Ende nuk bëhen me dije se cilat janë shkaqet e aksidentit, teksa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po hetojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: