Një aksident i frikshëm ka ndodhur në provincën e Frosinones në Itali, ku një autobus që transportonte 30 fëmijë është përplasur me një kamion.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e urgjencës, zjarrfikësja dhe njësitë e policisë.

Sipas informacioneve paraprake, vetëm një person ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të gjithë të tjerët kishin vetëm lëndime të lehta.

Dinamika e aksidentit është ende nën hetim, ndërsa operacionet e shpëtimit janë duke ndjekur nga afër situatën.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb