ITALI-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bergamo të Italisë, ku një shqiptar mbeti i plagosur rëndë.

Mediat italiane raportojnë se një kamion përplasi dhe mori përpara një mjet tip “Lancia”, në të cilën udhëtonte i riu shqiptar.

Mësohet se shkak i aksidentit është bërë një veprim i gabuar i komionit, i cili devijoi korsinë, ndërsa përplasi makinën e shqiptarit, identiteti i të cilët nuk bëhet i ditur. Ndërkohë, i riu ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb