TIRANË

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotmë në Kamëz. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10, në rrugën “Berisha” në Kamzë, ku mjeti me drejtues shtetasin E. K., 22 vjeç, ka aksidentuar  këmbësorin shtetasin H. A., reth 60 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: