ELBASAN

Rreth orës 16:30 në aksin e rrugës kombëtare Elbasan -Ish Kombinati Metalurgjik është regjistruar një aksident i rëndë, në të cilin janë përfshirë tri automjete.

Gazetari Fatmiri Popja raporton për “Balkanëeb” se aksidenti ndodhi në Katund i Ri , në afërsi të Rreth-rrotullimi i Bradasheshit.

Dy nga tri automjetet që u përfshinë në aksident kanë përfunduar jashtë rruge duke pësuar dëmtime të mëdha.

Fatmirësisht nga përplasja mes tyre e tri automjeteve disa nga personat e lënduar sipas burimeve nga vendngjarja nuk kanë pasur shqetësime serioze.

Aktualisht po punohet për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti ,ndërsa trafiku ka qenë tejet i  dendur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb